Te drejtat dhe detyrimet e studentit

Neni 61
Studenti e fiton statusin juridik " Student SH.L.U.J Wisdom University" me nenshkrimin e kontrates se regjistrimit nga ana e studentit. Me regjistrimin e tij, studenti pajiset me karten e studentit me ane te te cilit perfiton sherbime me cmime te reduktuara.

Studenti ka te drejte

1.te perfitoje nga procesi mesimore dhe te diplomohet, pasi te kete shlyer te gjitha detyrimet e percaktuara ne planin mesimor.
2.te kerkoje nje vleresim te drejte dhe objektiv te dijeve dhe ecurise se tije gjate viteve.
3. te perdore mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e universitetit per realizimin e programit mesimor.
4. te kerkoje ndihme e keshillim nga organet kompetente te universitetit per njohjen e rregullave.
5. te njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe te kerkoje keshillim per zgjedhjen qe duhet te beje.
6. te mos lejoje te behen te njohura te dhenat e tij vetjake dhe perfundimet e tij gjate viteve te studimit.
7. te organizohet ne shoqata studentore jopolitke, sipas akteve ligjore perkatese.
8. te marre pjese ne veprimtari artistike, kulturore, sportive e argetuese jashte procesit mesimore.
9. te ndikoje ne permiresimin e procesit mesimorenepermjet formave demokratike te shfaqjes se vullnetit dhe te mendimit.
10. te beje kerkese dhe ankese kur mendon se vleresimi per te nuk eshte i drejte.

Studenti eshte i detyruar te :

1. te njohe me hollesi rregulloren e universitetit dhe detyrimet e tij.
2. te zbatoje te gjithe rregullat qe rrjedhin nga Statuti dhe rregullorja e Universitetit, si dhe nga cdo akt tjeter ligjor dhe nenligjor per arsimin e larte.
3. te zbatoje normat shoqerore dhe rregullat e pranuara etiko-morale te procesit mesimore-edukativ.
4. tembaje pergjegjesi per keqperdorimine mjediseve te universitetit dhe te mjeteve didaktike te vena ne perdorim te tij.
5.te shlyej te gjitha detyrimet e percaktura ne planin mesimore.
6. te paguaj rregullisht tarifen e sherbimit.

Jeta studentore

SH.L.U.J "Wisdom University"

Zyra e Aktiviteteve Studentore është pjese perberese e çdo aktiviteti që organizone Wisdom University. Misioni i kësaj zyre është të pasurojë zhvillimin intelektual, etik dhe social të studentëve në Wisdom University, duke i angazhuar ata në aktivitete në komunitet si dhe duke krijuar mundësi drejtuese e organizative. .

Jemi zotuar të sjellim programe dhe shërbime cilësore, të cilat promovojnë vetëqeverisjen, respektin ndaj diversitetit, përgjegjësinë qytetare dhe mësimin përgjatë jetës. Kjo zyrë siguron lehtësinë e integrimit të studentëve të SH.L.U.J "Wisdom University në shoqërinë e sotme shqiptare, dhe bën që dimensioni rinor të jetë një faktor i rëndësishëm në drejtimin akademik të universitetit.

Keshillimi i karieres, nenkupton kerkim shkencore universitar dhe serish aplikimin e vazhdueshem te kerkimit shkencor, Brenda kuadrit te nje infrastrukture moderne dhe koherente; art krijues ne hartimin e kurrikulave, dhe rritja e nivelit te stafit akademik duke ecur dhe permiresuar teknikat klasike dhe ato moderne te mesimdhenies.

Eskursion ne Kroaci

Veprimtari /Lajme Stdentore

ShLUJ “Wisdom University”, zhvillon aktivitete per studentet, duke gjalleruar jeten studentore, Party ne fundjave, Ballo te fundvitit , eskursione jashtvendit si kroatci, Budva, Spanje, Greqi etj

Aktivitete kulturore